Duartrokitjet për heronjtë e ditëve të sotme

Prishtina

Duartrokitjet për heronjtë e ditëve të sotme

Më: 16 mars 2020 Në ora: 22:48
Ilustrim

Edhe sonte në ora 21:00 në të gjitha lagjet e Prishtinës është duartrokitur dhe brohoritur si shenjë falënderimi për ekipet mjekësore, policët, ekipet tjera emergjente dhe gazetarët.

Në videon e dërguar, dëgjohen duartrokitje nga shtëpitë dhe banesat e qytetarëve, si shenjë falënderimi për të gjithë ata që rrezikojnë jetën e tyre me koronavirusin, duke u ofruar ndihmë qytetarëve të vendit.

Kjo është nata e dytë e vetëorganizimit qytetar në përkrahje të shpëtimtarëve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat