Ujësjellësi Prishtina në gjendje gatishmërie

Prishtina

Ujësjellësi Prishtina në gjendje gatishmërie

Më: 18 mars 2020 Në ora: 13:27
Ujësjellësi rajonal Prishtina

Ujësjellësi rajonal Prishtina është në gjendje gatishmërie për të zbatuar vendimet  e  Qeverisë së Kosovës dhe institucioneve tjera relevante pas shpalljes së gjendjes emergjente të shëndetit publik.

Ushtruesi i detyrës së kryeshefit ekzekutiv  Kapllan Parduzi dhe menaxhmenti i KRU Prishtina sot kanë diskutuar për ecurinë e zbatimit të masave kundër përhapjes së virusit Covid -19, mbajtjen në vazhdimësi të furnizimit të rregullt me ujë  për të gjithë konsumatorët.

Ata me këtë rast u bëjnë thirrje qytetarëve për shpenzim racional të ujit të pijshëm si shkak i rritjes së konsumit ditëve të fundit.

“Jemi në gjendje gatishmërie për çdo konsumatorë, institucion, me theks të veçantë për Qendrën Klinike Universitare të Republikës së Kosovës dhe solidarizim me të gjithë mjekët dhe infermierët që sot janë aty, për ne. Nuk ka vend për shqetësime rreth furnizimit me ujë të pijshëm”, thuhet në njoftimin e KRU Prishtina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat