Shpend Ahmeti nuk tregon se nga cilat lagje të Prishtinës janë personat e prekur me COVID-19

Prishtina

Shpend Ahmeti nuk tregon se nga cilat lagje të Prishtinës janë personat e prekur me COVID-19

Më: 26 mars 2020 Në ora: 23:37
Shpend Ahmeti

Kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti, nuk ka treguar saktësisht se në cilat lagje jetojnë personat e prekur me COVID-19.

Në Kosovë numri i përgjithshëm i të prekurve me koronavirus ka shkuar në 86.

E edhe komuna e Prishtinës ka persona të prekur me virusin COVID-19.

I pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë të ditur se janë 5 apo 6 lagje, por nuk ka treguar me emra se nga cilat lagje janë personat e prekur me koronavirus.

Ai iu ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin daljet në qytet dhe të qëndrojnë në shtëpitë e tyre.

Postimi i plotë i Ahmetit, pa ndërhyrje:

Qytetarët po më pyesin se cilat lagje në Prishtinë kanë njerëz që janë testuar pozitiv me #covid19, në mënyrë që ti shmangin ato.

E unë ju them që përkundër numrit të vogël të rasteve, kemi shpërndarje të rasteve në 5-6 lagje.

Mos e mendoni shmangien e lagjeve, por mendoni shmangien e daljes në qytet sa më shumë.

Mos u relaksoni për shkak të situates politike!

#rriNshpi #rriNshpi #rriNshpi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat