Ahmeti: Sot shpërndajmë gjëra higjienike

Prishtina

Ahmeti: Sot shpërndajmë gjëra higjienike

Më: 27 mars 2020 Në ora: 09:01
Shpend Ahmeti

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti tha komuna e Prishtinës ka bërë gati 100 shtretër në rast se ka probleme QKUK-ja.

Ai ka thënë se këto shtretër mund të vendosen në hapësira të ndryshëm, ndërkohë njofto se sot do të nisin shpërndarjen e gjërave higjienike për familjet me asistencë.

Ahmeti ka lutur qytetarët që të rrinë në shtëpi, pasi është mënyra më e mirë për parandalim

Ai tha se kanë bërë dezinfektim të hapësirave publike dhe tash kalohet në fazën ku problemet janë në aspektin ekonomik dhe social.

“E mira kësaj është që po kemi numër të vogël ende”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat