Komuna e Prishtinës ndryshon orarin e shërbimit të shujtës

Prishtina

Komuna e Prishtinës ndryshon orarin e shërbimit të shujtës

Më: 28 mars 2020 Në ora: 08:42
Ilustrim

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se pas vendimit të mbrëmshëm të Qeverisë së Kosovës për ndryshimin e orarit të kufizimit të lëvizjes, shujtat do të shërbehen prej orës 12:00 në dy lokacionet, Tophane e Aktash.

Komuna rikujton që është e domosdoshme mbajtja e distancës sociale e të gjithëve që shërbehen me këto shujta.

“Shëndet për të gjithë dhe ju faleminderit për mirëkuptimin. Bashkë do të e tejkalojmë më lehtë këtë sfidë”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat