Ahmeti: Mos dilni pa nevojë, koronavirusi s’ka orar

Prishtina

Ahmeti: Mos dilni pa nevojë, koronavirusi s’ka orar

Më: 28 mars 2020 Në ora: 14:41
Shpend Ahmeti

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar pas ndryshimit të vendimit për kufizim të lëvizjes. Sipas tij, ky është vendim i duhur.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Ahmeti ka thënë se pavarësisht se tash ndalohet lëvizja e qytetarëve prej orës 17:00 deri në ora 06:00, nuk do të thotë se para orës 17:00 është lëvizje e lirë.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos dalin pa nevojë, meqenëse virusi nuk ka orar.

“Tash e tutje ndalohet lëvizja e qytetarëve prej orës 17:00 deri në ora 06:00. Ky është vendim i duhur. Kjo nuk do të thotë që para oreë 17:00 është lëvizje e lirë. Jemi duke luftuar me virusin i cili nuk ka orar. Prandaj mos dilni pa nevojë”, ka shkruar Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat