Ahmeti: 2 mijë pako ushqimore shpërndahen nesër në Prishtinë

Prishtina

Ahmeti: 2 mijë pako ushqimore shpërndahen nesër në Prishtinë

Më: 29 mars 2020 Në ora: 13:00
Ahmeti: 2 mijë pako ushqimore shpërndahen nesër në Prishtinë

Një grup i vullnetarëve që nga nesër do të bëjnë shpërndarjen e dy mijë pakove higjienike dhe ushqimore për familjet në nevojë.

Këtë e ka bërë të ditur, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili përmes një statusi në rrjetin social, Facebook, ka thënë se ky grup po dëshmojnë solidaritetin e shoqërisë sonë.

“Në këtë kohë te pasigurisë, një grup i Vullnetarëve po dëshmojnë solidaritetin e shoqërisë sonë. Prej nesër do të shpërndajnë 2 mijë pako higjienike e pastaj edhe ushqimore për ata që kanë nevojë nga Prishtina”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat