KR ‘Pastrimi’: Nuk po ndalemi në pastrimin e mbeturinave - Bota Sot
KR ‘Pastrimi’: Nuk po ndalemi në pastrimin e mbeturinave

Prishtina

KR ‘Pastrimi’: Nuk po ndalemi në pastrimin e mbeturinave

Më: 29 mars 2020 Në ora: 15:40
Foto Ilustrim

Kompania Regjionale “Pastrimi” ka njoftuar se, pavarësisht gjendjes së pandemisë së Coronavirusit në vend, është duke bërë grumbullimin e mbeturinave.

KR “Pastrimi” kërkon që qytetarët të rrijnë në shtëpi në këtë kohë të pandemisë.

“Përkundër rrezikut të përhapjës së pandemisë Covid-19, puntorët e KRM “Pastrimi” njësia Prishtinë, nuk po ndalin aktivitetin e tyre në shërbim të qytetarëve. Pamjet e mëposhtme janë aktiviteti i largimit të mbeturinave në disa pika të qytetit nē Komunën e Prishtinës. #Rrinshpi ju mundeni, Ne jo. #Papanikë por me #kujdes të shtuar. Bashkë do t’a kalojmë më lehtë këtë situatë”, njofton kompania

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat