​KRU Prishtina koordinon bashkëveprimin me Komunën e Prishtinës

Prishtina

​KRU Prishtina koordinon bashkëveprimin me Komunën e Prishtinës

Më: 30 mars 2020 Në ora: 19:11
Shpend Ahmeti dhe Kapllan Parduzi

Ushtruesi i detyrës së kryeshefit ekzekutiv të KRU Prishtina, Kapllan Parduzi është takuar sot me kryetarin e Prishtinës Shpend Ahmeti, me të cilin ka biseduar në lidhje me koordinimin dhe bashkërendimin e aktiviteteve në mes të të dyja institucioneve për tejkalimin e situatës me COVID-19.

Bashkërendimi i aktiviteteve dhe bashkëveprimi ndërinstitucional në mes të KRU" Prishtina" dhe komunave në të cilat ofrohen shërbime, është më se i nevojshëm gjatë kësaj periudhe nëpër të cilën po kalon vendi.

KRU Prishtina falënderon kryetarin Shpend Ahmeti për përkrahje dhe mbështetjen e ofruar, ndërsa paralajmëron se takime të ngjashme do të mbahen edhe me komunat e tjera në zonën operative.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat