Kompania Rajonale Ujësjellësi “Prishtina” bën të ditur se ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit kanë sanuar defektin në gypin e ujit në fshatin Bardh i Madh të Komunës së Fushë Kosovës.
“Falënderime të panumërta për vullnetin dhe punën e shkëlqyeshme për punëtorët tanë, për heronjtë e kësaj periudhe tejet të vështirë. Furnizimi me ujë iu rikthye konsumatorëve të Bardhit të Madh”, thuhet në njoftimin e KRUP.