​Parqet në Prishtinë të boshatisura, qytetarët i përmbahen vendimit qeveritar

Prishtina

​Parqet në Prishtinë të boshatisura, qytetarët i përmbahen vendimit qeveritar

Më: 4 prill 2020 Në ora: 16:24
​Parqet në Prishtinë

Të gjitha parqet në të gjitha qytetet e Kosovës janë shpallur të mbyllura që nga data 20 mars. Ky vendim është nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, si një masë parandaluese ndaj përhapjes së koronavirusit.

E si duket qytetarët po i përmbahen më masë të madhe këtij vendimi. Kp ka realizuar pamje gjatë ditës së shtune në Parkun e Gërmisë dhe Parkun e Qytetit në Prishtinë, me ç’rast nuk është vërejtur lëvizje e madhe e qytetarëve.

Edhe pse ditë vikendi në Parkun e Gërmisë, u panë aty këtu ndonjë qytetar duke vrapuar, apo shëtitur, teksa në Parkun e Qytetit u panë vetëm dy-tre persona të moshuar.

Image

Por aty edhe pse është e paraparë të ketë patroll policore këtë të shtunë nuk u panë.

Kujtojmë se Grupi Ndërinstitucional për Menaxhimin e Incidenteve ka marr vendim që të gjitha parqet nëpër të gjitha komunat e Republikà «s së Kosovës të mbyllen nga ora 08:00 deri në ora 20:00.

“Kërkojmë mirëkuptim nga të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës që të respektojnë vendimet e organeve të Institucioneve të Republikës së Kosovës, sepse ato po bëhen me qëllim të ruajtjes së shëndetit tuaj dhe të familjes tuaj“, thuhej ndër të tjera në njoftimin e ministrisë.

Image

Në Kosovë deri më tani janë konfirmuar 135 raste me koronavirus. Një nga ta i vdekur dhe 16 të shëruar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat