Coronavirus/ Këto janë masat e reja për të gjitha dyqanet ushqimore

Prishtina

Coronavirus/ Këto janë masat e reja për të gjitha dyqanet ushqimore

Më: 6 prill 2020 Në ora: 13:49
Ilustrim

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka bërë të ditur se komuna e Prishtinës ka marrë disa masa të reja për të gjitha  dyqanet ushqimore që operojnë brenda saj.

Në lidhje me këto masa, bëhet e ditur se obligohen që të gjitha këto dyqane ushqimore të dezinfektojnë në baza të rregullta, gjatë ditës karroca dhe shportat për blerjen e produkteve ushqimore. Mirëpo kjo nuk mjafton, pasi që cdo gjë që kryejnë këto dyqane duhet ta dëshmojnë me raporte përkatëse të kompanive të dezinfektimit.

Masë tjetër për të cilën ka bërë të ditur i pari i Prishtinës, është edhe caktimi i një personi përgjegjës, i cili do të merret me respektimin e distancës së klientëve gjatë blerjes së produkteve ushqimore.

Në të kundërtën të gjitha ata që nuk përfillin këto masa do të gjobiten.

Statusi i plotë i Ahmetit:

Prej sot e deri në përfundim të krizes se pandemisë, si Komunë kemi marr vendim për pikat më poshtë

Obligohen të gjithë dyqanet e shitjes së produkteve ushqimore në Komunën e Prishtinës, që në baza të rregullta/vazhdimisht gjatë ditës të dezinfektojnë, të gjitha karrocat dhe shportat që shërbejnë për bartjen e produkteve ushqimore dhe të njëjtën duhet ta dëshmojnë me raporte përkatëse të kompanive të dezinfektimit .

Obligohen të gjithë dyqanet e shitjes së produkteve ushqimore në Komunën e Prishtinës që të caktojnë një person përgjegjës i cili do të merret me respektimin e distancës së klientëve gjatë blerjes së produkteve ushqimore.

Bizneset të cilët veprojnë në kundërshtim me dispozitat e kësaj urdhërese do të gjobiten në bazë të legjislacionit në fuqi

Nga data 7 Prill 2020, Komuna e Prishtines nuk do te ofron shërbime per qytetare nëse qytetaret NUK JANE TE PAISUR me paisje mbrojtëse (maska dhe doreza).

#rriNshpi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat