Taksive në Prishtinë u ndalohet qarkullimi, rrezikojnë të dënohen me 8 mijë euro

Prishtina

Taksive në Prishtinë u ndalohet qarkullimi, rrezikojnë të dënohen me 8 mijë euro

Më: 10 prill 2020 Në ora: 15:34
Ilustrim

Policia e Kosovës nga dita e sotme ua ka ndaluar qarkullimin me vetura të gjitha kompanive të taksive në Prishtinë.

Sipas burimeve policia disa prej këtyre kompanive private si dhe atyre taksive individuale që operojnë me leje nga Komuna, u është thënë se në rast se i shohin duke e kryer këtë veprimtari nëpër rrugët e kryeqytetit, ata do të dënohen me një shumë prej 8 mijë euro.

“Po është e vërtetë që prej sot na është ndaluar puna e taksive në Prishtinë. Nëse dikush nuk e zbaton këtë vendim do të dënohet me një gjobë prej 8 mijë euro”, ka thënë ky burim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat