Komuna e Prishtinës nis zbatimin e rregullave të karantinës

Prishtina

Komuna e Prishtinës nis zbatimin e rregullave të karantinës

Më: 12 prill 2020 Në ora: 16:34
Prishtinë

Ende pa nisur zyrtarisht koha kur kryeqyteti hynë në karantinë, kanë nisur kontrollet e automjeteve në hyrje dalje.

Edhe pse nuk janë ndaluar të hynë, qytetarët që ia mësynë Prishtinës, u ndaluan nga zyrtarët policor, të cilët kërkonin dokumentet e identifikimit dhe arsyet e lëvizjes.

Me vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë, kryeqyteti është futur në karantinë, me qëllim të parandalimit të përhapjes. Kurse për ata banorët që janë jashtë Prishtinës, kryetari i kësaj komune Shpend Ahmeti, theksoi se mund të kthehen deri sot në ora 17:00.

Image

Ekipi i KosovaPress gjatë ditës së sotme ka qëndruar nëpër rrugët e Prishtinës për të parë më afër gjendjen, ku në rrugën Prishtinë-Mitrovicë dhe atë Prishtinë-Fushë Kosovë, ishin krijuar kolona të gjata.

Pa dashur të prononcohen para kamerës, qytetarët thanë se kanë mbetur jashtë Prishtinës dhe tani po kthehen në banesat e tyre.

Me këtë rast ekipet policore ishin të vendosura në të gjitha rrugët dhe kontrollonin të gjitha veturat që hynin në kryeqytet.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë dhe Ministrisë së Tregtisë këto janë kategoritë që kanë të drejtë të lëvizin brenda dhe jashtë karantinës:

Image

Profesionistet shëndetësor, Bashkëpunëtorët shëndetësor, Barnatoret, sipas orarit të kujdestarisë që e vendos Ministria e Shëndetësisë, AKPPM dhe Oda e Farmacistëve të Kosovës, Bashkësitë Fetare, Hortikultura, Funeralet, Kryqi i Kuq. Sektori i Sigurisë si: Policia, IPK, Ushtria, AKI, AME, Kompanitë e Sigurimit Fizik (private). Aviacioni: AShNA, AACK, Aeroportet, Inspektoratet, qendror dhe lokal, Shërbimi Korrektues (Gardianet). Shërbimet Publike, Pastrimi, mirëmbajtja, DDD (publike dhe private). KEK, KEDS, KOSTT, KESCO, Ujësjellës-kanalizim, Iber-Lepenci, Telekomi, Posta, Internet. Media: TV, Radio, Portale. Institucionet financi are, Miniera, Transporti i Zyrtareve (jo i udhëtareve), Transporti i Mallrave. Administrata, Stafi esencial i Administratës Qendrore, Stafi esencial i Administratës Komunale, Trupa Diplomatike. Kompanitë e prodhimit, transmetimit e shpërndarjes së energjisë: KEK, KOSTT, KEDS, dhe atë vetëm për ekipet e veçanta për mirëmbajtje të domosdoshme e intervenime. Ndërmarrjet e Ujësjellësve Regjional dhe atë vetëm për mirëmbajtje të domosdoshme e intervenime. Kompanitë e komunikimeve elektronike: Telekomi i Kosovës sh.a. dhe kompanive tjera që operojnë në këtë fushë dhe atë vetëm për ekipet e veçanta për mirëmbajtje të domosdoshme e intervenime. Kompanitë të menaxhimit të deponive, pastrimit, mirëmbajtjes, higjienës e të dezinfektimit të rrugëve, shesheve e ndërtesave.

Në Prishtinë deri tash janë 47 persona që kanë dal pozitiv, prej tyre një i vdekur nga Covid-19.

Ndryshe, nga data 8 shkurt deri më 11 prill 2020, janë testuar gjithsej 3.006 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, pozitive rezultojnë gjithsej dyqind e tetëdhjetë e tre me 7 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat