​Lëvizja në Prishtinë me orar të vjetër – hyrje-daljet mbeten të bllokuara

Prishtina

​Lëvizja në Prishtinë me orar të vjetër – hyrje-daljet mbeten të bllokuara

Më: 12 prill 2020 Në ora: 20:33
Foto ilustrim

Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti ka thënë se qarkullimi brenda kësaj komune lejohet prej orës 06.00 deri në 17.00 vetëm për qytetarët që kanë nevojë të dalin, teksa hyrje-daljet në kryeqytet mbesin të bllokuara përveç listës së dërguar nga Ministria e Tregtisë.

“Nga ajo që dëgjuam në konferencë për media nga niveli qendror, masat mbesin të njëjta. Qytetarë të Prishtinës, do t’ju informojmë për çdo vendim të nivelit qendror. Do të jemi pranë jush për ta kaluar çdo fazë. Do t’i shmangemi çfarëdo inkuadrimi në debatet politike të ditëve në vijim, duke ruajtur prioritetin kryesor që kemi këto ditë e ai është shëndeti juaj. Ruajeni vetën dhe familjen”, shkruan Ahmeti në Facebook.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë dhe Ministrisë së Tregtisë këto janë kategoritë që kanë të drejtë të lëvizin brenda dhe jashtë karantinës:

Profesion istët shëndetësorë

Bashkëpunëtorët shëndetësorë

Barnatoret, sipas orarit të kujdestarisë që e vendos Ministria e Shëndetësisë, AKPPM dhe Oda e Farmacistëve të Kosovës;

Bashkësitë fetare, Hortikultura, funeralet

Kryqi i Kuq

Sektori i Sigurisë

- Policia, IPK

- Ushtria

- AKI

- AME

- Kompanitë e Sigurimit Fizik (private)

- Aviacioni: AShNA, AACK, Aeroportet

- Inspektoratet, qendror dhe lokal

- Shërbimi Korrektues (Gardianët)

Shërbimet Publike

- Pastrimi, mirëmbajtja, DDD (publike dhe private)

- KEK, KEDS, KOSTT, KESCO, Ujësjellës-kanalizim, Ibër-Lepenci, Telekomi, Posta, Internet

- Media: TV, Radio, Portale

- Institucionet financiare

- Miniera

- Transporti i zyrtarëve (jo i udhëtarëve)

- Transporti i mallrave

Administrata

- Stafi esencial i administratës qendrore

- Stafi esencial i administratës komunale

-Trupa diplomatike

2. Kompanitë e prodhimit, transmetimit e shpërndarjes së energjisë: KEK, KOSTT, KEDS, dhe atë vetëm për ekipet e veçanta për mirëmbajtje të domosdoshme e intervenime;

3. Ndërmarrjet e Ujësjellësve Regjional dhe atë vetëm për mirëmbajtje të domosdoshme e intervenime;

4. Kompanitë e komunikimeve elektronike: Telekomi i Kosovës sh.a. dhe kompanive tjera që operojnë në këtë fushë dhe atë vetëm për ekipet e veçanta për mirëmbajtje të domosdoshme e intervenime;

5. Kompanitë të menaxhimit të deponive, pastrimit, mirëmbajtjes, higjienës e të dezinfektimit të rrugëve, shesheve e ndërtesave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat