​Shpend Ahmeti: Plot prej neve nuk ia kemi ditur vlerën shpirtit të Prishtinës

Prishtina

​Shpend Ahmeti: Plot prej neve nuk ia kemi ditur vlerën shpirtit të Prishtinës

Më: 15 prill 2020 Në ora: 19:28
Prishtina

Kryetari i Komunës së Prishtinës ka postuar një foto nga qendra e zbrazët e kryeqytetit.

Pas hyrjes në fuqi të masave të reja kundër koronavirusit, ka rënë edhe numri i qytetarëve në rrugë.

E kjo gjendje duket se e ka pikëlluar Shpend Ahmetin. Ai pret me padurim tejkalimin e pandemisë COVID-19 dhe kthimin e jetës në normalitet.

“Plot prej neve nuk ia kemi ditur vlerën shpirtit të Prishtinës. E kjo po na mungon më së shumti. Kam udhëtuar e jetuar në disa vende por asgjë, asgjë nuk e zëvendëson shpirtin e Prishtinës. Dhe nuk po e them si kryetar. Mezi s’po pres ta kalojmë këtë pandemi”, shkruan ai në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat