Ahmeti: Nga java e ardhshme gara të ndryshme – do ketë edhe shpërblime

Prishtina

Ahmeti: Nga java e ardhshme gara të ndryshme – do ketë edhe shpërblime

Më: 18 prill 2020 Në ora: 12:25
Shpend Ahmeti

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti u ka uruar të gjithë qytetarëve një vikend të bukur duke bërë të ditur edhe një lajm të mirë.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Ahmeti ka njoftuar se gjatë javës që po vjen do të zhvillohen disa aktivitet dhe gara në të cilat do të ketë edhe shpërblime për fituesit.

Më poshtë postimi i tij:

gooooood moooorning Prishtinë e Kosovë

Vikend i bukur, por në karantinë edhe pak.

Këtë javë që po vjen, do ti bëjmë disa aktivitete të bukura për të ju ndihmuar me qëndru në shpi. Gara të ndryshme e shpërblime.

Për Gamers, shumë shpejtë tournamenti online i Prishtinës në FIFA dhe NBA. Fituesi me PS4 të re. Do ti transmetojmë lojët më interesante. Jam tu ushtru me fitu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat