Dy raste të reja me Covid-19 në Prishtinë, Ahmeti: Duhet të vazhdojmë të mbajmë numrin e ulët

Prishtina

Dy raste të reja me Covid-19 në Prishtinë, Ahmeti: Duhet të vazhdojmë të mbajmë numrin e ulët

Më: 19 prill 2020 Në ora: 22:28
Shpend Ahmeti

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar pas konfirmimit të dy rasteve të reja në mesin e 51 sa u konfirmuan gjithsej sonte.

Ahmeti tha se megjithatë numrat në krejt Kosovës janë ende të menaxhueshme kur po i afrohemi pik-ut të virusit.

Kreu i Prishtinës kërkoi nga qytetarët që të vazhdojnë të qëndrojnë në shtëpi, në mënyrë që të mbajmë numrat e të infektuarve të ulët.

Njofitmi i plotë:

2 raste të reja në Prishtinë e fatkeqësisht 51 në krejt Kosovë. Megjithatë numrat në krejt Kosovë janë ende të menaxhueshme kur po i afrohemi peak-ut te virusit. Prishtinë vazhdoni të qendroni në shpi se duhet të vazhdojmë ta mbajmë numrin e ulêt

#rriNshpi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat