Shpend Ahmeti paralajmëron diçka të re në Prishtinë, bashkë me Sabri Fejzullahun

Prishtina

Shpend Ahmeti paralajmëron diçka të re në Prishtinë, bashkë me Sabri Fejzullahun

Më: 20 prill 2020 Në ora: 13:38
Shpend Ahmeti paralajmëron diçka të re në Prishtinë, bashkë me Sabri Fejzullahun

Diçka e re po organizohet në këto ditë pandemie.

Derisa Prishtina është futur në karantinë, shkak i pandemisë, të gjithë po mundohen ta ruajnë sa më shumë distancën dhe ta respektojnë vendimin për të qëndruar në shtëpi.

Megjithatë, në pamundësi për të shkuar në mbrëmje të ndryshme muzikore, diçka e re po përgaditet në komunën e Prishtinës.

Kryetari Shpend Ahmeti e ka bërë këtë paralajmërim nëpërmjet publikimit të një fotografie ku shihet së bashku me këngëtarin Sabri Fejzullahu.

“Diçka e mirë po vjen këtë javë, që kena me ja ni zanin në krejt Prishtinën. Me axhen Sabri jam rrit se ka qenë shoku ma i ngushtë i babait tim.  e ka Prishtinë e Prishtina e ka . Staytuned#rriNshpi”, ka shkruar Ahmeti duke mos zbuluar detaje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat