Ahmeti ka një kërkesë për qytetarët e Prishtinës

Prishtina

Ahmeti ka një kërkesë për qytetarët e Prishtinës

Më: 20 prill 2020 Në ora: 16:20
Shpend Ahmeti

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se me rastin e organizimit të mësimit online, kanë kuptuar se është numër i madh i nxënësve që nuk kanë as smartphone, as tablet e as kompjuter për të komunikuar me mësimdhënësit.

Përmes një postimi në Facebook, Ahmeti tha se pandemia po na i nxjerr në pah pabarazitë e shoqërisë tonë.

“Duke ditur që ne si Komunë do të digjitalizojmë edhe më tutje arsimin në Prishtinë duke filluar nga shtatori, por duke marr parasysh urgjencën e krijuar tani, ne mendojmë se NUK duhet ta lëmë asnjë fëmijë prapa për shkak se nuk i ka mundësitë familja me ble pak teknologji”, ka shkruar Ahmeti.

Ahmeti tha se ka një ide të solidaritetit.

“Në qoftë se keni në shtëpi telefon (smartphone), tablet, kompjuter, funksional por që nuk e përdorni atëherë dhurone atë pajisje, që një fëmijë tjetër të ketë mundësi me mësu. Po e filloj unë që e kam një smartphone që nuk e përdori, është funksional. Drejtoresha e Arsimit, Shpresa Shala më informoi që edhe ajo po e dhuron një të tillë. Sara Habipaj e Këshillit të Prindërve në Dardani u ofrua menjëherë edhe për një pajisje. Adrian Berisha po e jep një laptop që nuk e përdorë”, ka shkruar Ahmeti.

Ai tha se në qoftë se keni një pajisje të tillë dërgone një email në [email protected] me temen Asnjë fëmijë të mos mbetet prapa dhe specifikoni llojin e pajisjene do të organizojmë marrjen e pajisjes.

Emri i juaj do të publikohet në listen e donatorëve për këtë kauzë kaq të rëndësishme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat