Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka zgjedhur sot të befasojë njërën nga punëtoret shëndetësore për sakrificën e saj që është duke e bërë në kohën kur vendi ynë po përballet me koronavirusin.
Ai përmes një postimi në Facebook ka befasuar njërën nga punëtoret e QKMF-së, e cila sot ka datëlindjen.
Postimi i plotë:
Punëtorët shëndetësorë po punojnë ndërrime të gjata, duke rrezikuar edhe shëndetin e tyre. Shpesh janë anonim. Emrat e tyre nuk dalin në tituj portalesh.
Kësaj radhe vendosëm ta bëjmë një befasi për dikë, për t’i falënderuar krejt punëtorët shëndetësorë për sakrificën.
Prishtina ju falënderon nga
#rriNshpi