Karantina po i dëmton bizneset e kryeqytetit

Prishtina

Karantina po i dëmton bizneset e kryeqytetit

Më: 28 prill 2020 Në ora: 20:30
Prishtinë

Një mesazh të tillë, e morën të gjithë ata që këto ditë, tentuan të thërrasin Taxi “Victory”.

Edhe numri i thirrjeve të humbura në bazën e saj, ishe goxha i madh.

Ka afër 20 ditë, që veturat e kësaj kompanie, po vazhdojnë të qëndrojnë të parkuara.

Krejt kjo, pas masave mbrojtëse që qeveria e vendit mori kundër covid 19.

Menaxheri i kësaj kompanie, Enis Vitia, thotë që fillimisht ata e shkurtuan orarin e punës dhe stafit.

Ajo çka e rëndoi edhe më shumë situatën, ishte futja e Prishtinës në karantinë.

Vitia tha se do t’i respektojnë rregullat e vendosura nga institucionet shëndetësore.

Ndërsa shtoi se dëmi që e pësuan gjatë kësaj kohe, është goxha i madh.Por në situatë të ngjashme janë edhe bizneset e tjera që ofrojnë qoftë mallra apo shërbime.
Kufizimi i lëvizjes dhe masat e tjera, po pamundësojnë funksionimin normal të tyre.

Ndërkohë, nga Ministria e Shëndetësisë në një përgjigje për T7, nuk e kanë specifikuar datën se kur parashihet që Prishtina do të largohet nga karantina.

Ndërkohë, i pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se Komuna e Prishtinës do të kërkojë zbutjen e masave.

Ahmeti, po ashtu ka thënë se nga data 4 maj,  do të ketë ndryshim në fushën e arsimit, por detaje të tjera, Komuna do të jap gjatë kësaj jave.

Ndërkohë, 70 persona nga kryeqyteti kanë rezultuar pozitiv me virusin corona

Ndërsa në javën e fundit, shumë pak persona nga kryeqyteti, dolën pozitiv me covid 19

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat