Ahmeti: Nga 66 raste në Prishtinë, 45 të shëruar plotësisht, po shkojmë drejt mposhtjes së virusit

Prishtina

Ahmeti: Nga 66 raste në Prishtinë, 45 të shëruar plotësisht, po shkojmë drejt mposhtjes së virusit

Nga: A.M. Më: 2 maj 2020 Në ora: 11:09
Shpend Ahmeti

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se nga 66 raste pozitive në Prishtinë, 45 janë shëruar plotësisht.

Ai në një postim në Facebook, ka shkruar se se 21 raste janë aktive.

Më poshtë statusi i plotë:

 

Mirëmëngjes Prishtinë???

Nga 66 raste pozitive në Prishtinë, 45 janë shëruar plotësisht, që do të thotë se kemi 21 raste aktive. Numra të ri nuk kemi që tre ditë që do të thotë ae po shkojmë drejt mposhtjes së virusit.

Sot, po ashtu super lajm është shiu duke marr parasysh që kemi rënie të Badovcit e Batllaves. Të rreshurat në javën e parë të majit janë shumë të rëndësishmepër akumulimet.

Në përgjithësi vikend i bukur përkundër restriksioneve. Me diciplinën tonë të shërohemi plotësisht.

#rriNshpi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat