​Në Prishtinë rifillon vaksinimi i fëmijëve

Prishtina

​Në Prishtinë rifillon vaksinimi i fëmijëve

Më: 4 maj 2020 Në ora: 16:48
Foto

Vaksinimi i fëmijëve, i ndërprerë për shkak të përhapjes së koronavirusit, ka rifilluar shërbimin nga sot në të gjitha institucionet e shëndetit primar në Prishtinë.

Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se janë marrë të gjitha masat e nevojshme mbrojtëse për fëmijët, në pajtim me rekomandimet e Institutit Kombëtar për Shëndetësi Publike, për parandalimin e COVID-19.

Në Qendrat e Mjekësisë Familjare të cilat shërbimin e vaksinimit e kanë të përbashkët me shërbimet tjera, janë vendosur tenda ku do të ofrohet shërbimi i vaksinimit. Ndërsa Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare dhe disa Qendra kanë hyrje të veçantë për këtë shërbim dhe vaksinimi do të bëhet brenda objektit.

Drejtori i Shëndetësisë Bujar Gashi, gjatë vizitave që u bëri disa prej qendrave që kanë të vendosura tendat, ka thënë se vaksinimi i fëmijëve do të kryhet sipas programit dhe skemës së obligueshme për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat