Ahmeti: Pas pandemisë kemi një varg masash për të reduktuar numrin e makinave në qytet

Prishtina

Ahmeti: Pas pandemisë kemi një varg masash për të reduktuar numrin e makinave në qytet

Nga: A.SH Më: 5 maj 2020 Në ora: 13:42
Foto ilustrim

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se si komunë do të marrin masa për të reduktuar veturat në qytet. Sipas tij është dallim i madh Prishtina me shume vetura dhe Prishtina me pak vetura.

Ai ka bërë të ditur se masat do t’i marrin pas pandemisë.

Postimi në Facebook:

Dallim i madh Prishtina me shumë kerre dhe Prishtina me pak kerre. Pas pandemisë, si komunë do të kemi një varg masash për të reduktuar numrin e makinave prej pagesave për qendër, parkingjeve më të shtrenjta deri te mbyllja e rrugëve të caktuara në vikende, si dhe mbyllja e përhershme e disa rrugëve. Do të investojmë edhe më shumë në transport publik, ciklizëm dhe gjelbërim.

Ska rrugë tjetër për ne. Jemi qytet shumë i bukur për tu shkatërruar nga kerret.

#rriNshpi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat