Policia kontrollon qytetarët në Prishtinë për kohën e orarit të lëvizjes

Prishtina

Policia kontrollon qytetarët në Prishtinë për kohën e orarit të lëvizjes

Më: 5 maj 2020 Në ora: 15:47
Foto ilustrim

Policia e Kosovës është duke patrulluar nëpër sheshet e kryeqytetit vazhdimisht, teksa sot kur është dita e dytë prej se ka filluar zbatimi i masave të lehtësuese, vendosur nga Ministria e Shëndetësisë, ata kanë ndalur qytetarët për të kontrolluar orarin e tyre të lëvizjes.

Policët janë parë kryesisht në sheshet e qytetit, duke orientuar qytetarët dhe duke ua bërë me dije që mund të dalin vetëm nëse e kanë të domosdoshme.

Me lehtësimin e masave, është marrë vendim po ashtu që orari i lëvizjs së qytetarëve të jetë 3 orë, i ndarë me nga një orë e gjysmë paradite e një orë e gjysmë pasdite.

Fluks i madh i qytetarëve edhe me vetura është parë në kryeqytet pas lehtësimit të masave nga Ministria e Shëndetësisë, pasi kaluan disa javë që Prishtina ishte pothuajse e zbrazët.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka bërë të ditur se pasi të kaloj situata e krijuar nga pandemia COVID-19, do të ndërmerren shumë masa për të reduktuar numrin e veturave në qytet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat