Inspeksioni nis kontrollin e bizneseve në Prishtinë, Tahiri paralajmëron masa nëse gjen shkelje - Bota Sot
Inspeksioni nis kontrollin e bizneseve në Prishtinë, Tahiri paralajmëron masa nëse gjen shkelje

Prishtina

Inspeksioni nis kontrollin e bizneseve në Prishtinë, Tahiri paralajmëron masa nëse gjen shkelje

Më: 5 maj 2020 Në ora: 16:23
Adonis Tahiri

Drejtoria e Inspeksionit në Prishtinë paralajmëron se do të ndërmarrë masa nëse gjatë kontrollit të bizneseve do të gjenden shkelje të vendimeve dhe urdhëresave institucionale rreth situatës me COVID-19

Ekipet e inspeksionit kanë filluar inspektimin e të gjitha bizneseve, me qëllim të verifikimit të zbatimit të vendimeve dhe urdhëresave institucionale për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Këtë e ka bërë të ditur kreu i Inspeksionit të Prishtinës, Adonis Tahiri.

“Drejtoria e Inspekcionit është riorganizuar duke i shpërndarë të gjitha ekipet në terren, përtej punës me rotacion. Po inspektohen me radhë të gjitha bizneset, ashtu që të sigurohemi se po zbatohen vendimet dhe urdhëresat e institucioneve. Kudo që ka shkelje, do të ndërmarrim masa!”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

Ndryshe, të shtunën Prishtina ka dalë nga karantina pas më shumë se tri javësh për shkak të rasteve me koronavirus.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat