Kurti viziton fermën e familjes Abazi në Keqekollë

Prishtina

Kurti viziton fermën e familjes Abazi në Keqekollë

Më: 8 maj 2020 Në ora: 19:39
Albin Kurti vizitoi sot fermën e familjes Abazi në fshatin Keqekollë të Prishtinës.

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti vizitoi sot fermën e familjes Abazi në fshatin Keqekollë të Prishtinës.

“Përkrahja prodhimeve ushqimore vendore nga ferma deri në konsum është e rëndësishme për mirëqeniet e familjeve, zhvillimin lokal e atë rural. Fermat e vogla dhe me llojshmëri të ndryshme të produkteve duhet të kenë mbështetje edhe më shumë”.

“Përballja me pandemi, na ka rikujtuar rëndësinë e prodhimit vendor. Prandaj, këtë përballje duhet ta shohim edhe si një rast të mirë për riorientim të ekonomisë sonë. Përmes Pakos për Rimëkëmbjen Ekonomike dhe politikave përcjellëse, ne, nuk do të synojmë vetëm kthimin në gjendjen e mëhershme, por do ta synojmë edhe zhvillimin e mëtutjeshëm të saj”, thuhet në komunikatën për media të zyrës së kryeministrit.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat