Ahmeti pas rasteve të reja: Të jemi të kujdesshëm që mos të kemi vatër të re që do të na kthente në masa më të rrepta

Prishtina

Ahmeti pas rasteve të reja: Të jemi të kujdesshëm që mos të kemi vatër të re që do të na kthente në masa më të rrepta

Më: 9 maj 2020 Në ora: 22:42
Shpend Ahmeti

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, nëpërmjet një postimi ka thënë se duhet të vazhdojmë të jemi të kujdesshëm edhe më tutje.

IKSHPK ka publikuar se 31 persona janë shëruar teksa tetë të tjerë janë infektuar me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit.

Ahmeti ka kërkuar nga qytetarët që përkundër motit të mirë të mos dalin pa nevojë në mënyrë  që të mos të lejojmë përhapjen nga rastet e reja.

Ky është postimi i plotë i Shpend Ahmetit:

Plus tetë raste sot në Kosovë, e tre raste të reja në Prishtinë, familjarë të rastit të djeshëm. Kjo na tregon se duhet të jemi edhe më tutje të kujdesshëm në mënyrë që mos të kemi vatër të re që do të na kthente në masa më të rrepta.

Prandaj, përkundër motit të mirë, mos dilni pa nevojë në mënyrë që mos të lejojmë përhapjen nga rastet e reja.

Lajm i mirë janë 31 të shëruar nga virusi.

#rriNshpi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat