Ahmeti: Ishim në ankth se do të jetë numër më i madh me COVId 19 në Prishtinë

Prishtina

Ahmeti: Ishim në ankth se do të jetë numër më i madh me COVId 19 në Prishtinë

Më: 10 maj 2020 Në ora: 22:00
Shpend Ahmeti

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka treguar se nga 58 teste të bëra në Prishtinë vetëm një rast ka rezultuar pozitiv.

Nëpëmjet një postimi në Facebook, Ahmeti ka treguar se ishte në ankth se do të ketë raste më shumë bazuar me rastet e raportuara dje.

Ky është postimi i plotë i Shpend Ahmetit:

Nga përafërisht 200 teste, 14 raste të reja në Kosovë.

Nga 58 teste në Prishtinë, 1 rast i ri.

Me ju tregu të drejtën, ishim në ankth se do të jetë numër më i madh, për shkak të rasteve dje. Tani natyrisht vetëizolim për të testuarit deri ta kalojnë edhe periudhën e inkubimit.

Shpresojmë ta ndalim përhapjen e rasteve dje jo veç në Prishtinë por në krejt Kosovën. Virusin ende nuk e kemi mund përfundimisht.

?

#rriNshpi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat