​Lansohet numri i parë i revistës “Karriera”

Prishtina

​Lansohet numri i parë i revistës “Karriera”

Më: 11 maj 2020 Në ora: 19:49
Foto ilustrim

Qendra për Zhvillim të Karrierës e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” ka lansuar sot numrin e parë të revistës “Karriera”, e cila synon informimin, orientimin dhe edukimin në karrierë.

Revista në fjalë ka për qëllim të informojë studentët dhe të diplomuarit e UP-së me informacionet e nevojshme në rrugëtimin drejt punësimit, trendet në zhvillimin e profesioneve të caktuara dhe kriteret e tregut të punës.

Rektori i UP-së, Marjan Dema, shprehet se aktivitetet e QZhK-së, të tilla si kjo revistë, e edhe tryezat me punëdhënësit potencialë, të organizuara nga qendra, synojnë ndërlidhjen e studimeve me tregun e punës.

“Intervistat me udhëheqës të departamenteve të burimeve njerëzore, shkrimet rreth përgatitjes së tregut për punë, rrëfimet e sukseseve të punëdhënësve të kompanive më të suksesshme në vend, trendet e profesioneve të tregut të punës, këshillat për zhvillim të karrierës e artikujt tjerë të përgatitur për ju, do t’ju shërbejnë si udhërrëfyes në rrugëtimin tuaj drejt suksesit”, shkruan Dema.

Revista “Karriera” përfshin artikuj nga studentët rreth planifikimit të karrierës dhe këshillave mbi përgatitjen për tregun e punës, artikuj nga punëdhënësit rreth ndërlidhjes së tregut të punës e universitetit si dhe trendet e kriteret e tregut të punës, intervista të punëdhënësve, statistika të hulumtimeve të QZhK-së, arritjet në UP etj. Revista publikohet dy herë në vit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat