Komuna e Prishtinës ka një njoftim të rëndësishëm për qytetarët

Prishtina

Komuna e Prishtinës ka një njoftim të rëndësishëm për qytetarët

Më: 12 maj 2020 Në ora: 11:18
Foto ilustrim

Komuna e Prishtinës u ka bërë thirrje qytetarëve që të vazhdojnë të qëndrojnë në shtëpitë e tyre për të parandaluar përhapjen e virusit COVID-19

Përmes një postim në Facebook, Komuna e Prishtinës thotë së pas lehtësimit të masave janë rritur rastet me COVID-19.

Postimi i plotë:

Mirëmëngjes PRISHTINË!

Pas javës së parë të lehtësimit të masave, jemi dëshmitarë të rritjes sadopak të numrit të rasteve me #covid19.

E kjo na rikujton se duhet të vazhdojmë që të i zbatojmë me kujdes të gjitha masat mbrojtëse sipas udhëzimeve të IKShP-së.

Edhe pak kohë vazhdo #rriNshpi që shumë shpejtë të dalim e të e shijojmë pranverën plot  në Prishtinë.

Ju dëshirojmë një javë plot mbarësi e shëndet!

#rriNshpi 

#prishtina

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat