Komuna e Prishtinës jep lajmin e mirë

Prishtina

Komuna e Prishtinës jep lajmin e mirë

Më: 12 maj 2020 Në ora: 15:53
Foto ilustrim

Nga 1 qershori të gjitha institucionet kulturore në Kosove do të hapen.Kështu ka bërë të ditur Komuna e Prishtinës përmes një komunikate për medie.“Duke parafrazuar faksin e famshëm të Michael Jordan nga viti 1995, “Jemi kthyer!”.

Më 1 qershor hapen të gjitha institucionet kulturore në Kosovë, pas dy muaj e gjysmë pasigurie; kuptohet, kjo është data kur Kino ARMATA rifillon me program të rregullt. Do të mund t’i shihni kryeveprat filmike të Edgar G. Ulmer, Ida Lupino, Orson Welles, Mary Ellen Bute, etj. dhe, nëse lejojnë kushtet e sigurisë, nga skena jonë do të dëgjohen rifat e gitareve dhe basi i sintave për ta shënuar fundin e një periudhe të trazuar”, thuhet në njoftimin e Komunës.

Kujtojmë që nga marsi kur u shfaqen dhe rastet e para me koronavirus, Qeveria e Kosovës patë marrë vendimi për mbylljen e të gjitha institucioneve kulturore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat