Shpend Ahmeti kërkon që të injektohen më shumë para në ekonomi

Prishtina

Shpend Ahmeti kërkon që të injektohen më shumë para në ekonomi

Më: 13 maj 2020 Në ora: 18:22
Shpend Ahmeti

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë më herët një status në profilin e tij në Facebook e në të cilin duke rrëfyer rastin e një pronari të një kafeterie ka kërkuar para shtesë për ekonominë e vendit nga Qeveria. Po ashtu, Ahmeti iu ka bërë thirrje partive politike në vend që të ulen e të diskutojnë për hapat që duhet ndërmarrë për ta mëkëmbur ekonominë.

Shpend Ahmeti i ka cilësuar si të pamjaftueshëm hapat e deritashëm për të ndihmuar ekonominë.

Ai ka kërkuar që “përveç fondit të garantimit, mundësive të kreditimit, lirimit nga qeratë e AKP, e deri te politikat tatimore, kryesorja është rritja e besimit të njerëzve në ekonomi.”

Sipas tij, duhet injektim i parave në ekonomi që të shpenzohej më shumë, dhe që kjo të ndikonte në punësim më të madh e në shpenzime më të mëdha të qytetarëve.

Ahmeti kishte kërkuar që Qeveria të ndihmonte bizneset edhe qytetarët me një fond prej 600 milionësh e deri në 1 miliard euro.

Qeveria Kurti ka ndarë një Pako Emergjente prej 170 milionësh deri tash.

Më poshtë keni statusin e plotë të Ahmetit:

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat