I infektuari me koronavirus në Prishtinë doli nga një spital privat

Prishtina

I infektuari me koronavirus në Prishtinë doli nga një spital privat

Më: 15 maj 2020 Në ora: 22:48
Prishtinë

Nga 10 rastet e reja me koronavirus në Kosovë, 1 rast është në Prishtinë.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se edhe rasti i sotëm ka lidhje me spitalin privat, ku para disa ditëve rezultuan disa të prekur me COVID-19.

“Numri total i rasteve aktive në Prishtinë është 11. Ju urojmë shërim të shpejtë të gjithëve. E sipas paralajmërimeve të IKSHP dhe MSH të hënën fillon faza e dytë e relaksimit të masave. Gjatë vikendit do të ju informojmë saktësisht për fazën e dytë, përfshi edhe rinisjen e transportit publik”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat