Vazhdon largimi i pengesave pa leje në Prishtinë

Prishtina

Vazhdon largimi i pengesave pa leje në Prishtinë

Më: 18 maj 2020 Në ora: 12:47
Foto ilustrim

Prishtina vazhdon të ketë probleme të shumta, pavarësisht punës që po bëhet, ende ka shumë parregullsi, veçmas sa i përket infrastrukturës e kaosit në trafik.

Vazhdimisht ka ankesa për trotuare të bllokuara e të zëna, duke rrezikuar kështu jetën e këmbësorëve, të cilët s’kanë alternativë veçse të ecin në rrugë kryesore.

Ndërsa, përmes një postimi të bërë, e disa imazheve të publikuara, Drejtori i Inspekcionit, Adonis Tahiri ka bërë të ditur se po vazhdon puna për largimin e pengesave, të njëjtat këto të cilat ishin vendos pa leje përkatëse nga komuna.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat