Defekt në njërën pompë në rezervuarin e Mirëditës, këto tri zona mbesin pa ujë - Bota Sot
Defekt në njërën pompë në rezervuarin e Mirëditës, këto tri zona mbesin pa ujë

Prishtina

Defekt në njërën pompë në rezervuarin e Mirëditës, këto tri zona mbesin pa ujë

Më: 18 maj 2020 Në ora: 21:57
Ilustrim

Kompania Rajonale “KRU” Prishtina njofton konsumatorët e zonave, pikat e larta furnizuese të lagjes së “Matiqanit”, pikat e larta të lagjes” Toukbashqe” dhe po ashtu pikat e larta të lagjes ” Kolovicë” në Prishtinë do të ketë probleme me furnizim me ujë për shkak të një defekti në njërën pompë në rezervuarin e Mirëditës.

Siç thuhet në njoftim, ekipet teknike të mirëmbajtjes janë duke u marë me rastin dhe në vendngjarje.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar konsumatorë, ju njoftojmë për një defekt në njërën pompë në rezervuarin e Mirëditës.

Si pasojë e këtij defekti, probleme me furnizimin me ujë të pijshëm kanë këto zona: pikat e larta furnizuese të lagjes së “Matiqanit”, pikat e larta të lagjes” Toukbashqe” dhe poashtu pikat e larta të lagjes ” Kolovicë” në Prishtinë.

Ekipet teknike të mirëmbajtjes janë duke u marë me rastin dhe në vendngjarje.

Për shkak të natyrës më të ndërlikuar të defektit, me keqardhje ju njoftojmë se do të merr pak më shumë kohë riparimi, por ç’është më e mira se ekipet teknike do të qëndrojnë gjatë gjithë natës së sontme në rezervuar, për të riparuar defektin në pompë.

Ju kërkojmë ndjesë, ju falënderojmë për durimin e treguar!

Do të bëjmë të pamundurën, që sa më shpejtë të keni furnizim të rregullt me ujë!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat