Memorandum Mirëkuptimi nënshkruar mes MKRS-së, Manifesta-s dhe Qytetit të Prishtinës

Prishtina

Memorandum Mirëkuptimi nënshkruar mes MKRS-së, Manifesta-s dhe Qytetit të Prishtinës

Nga: D.B. Më: 19 maj 2020 Në ora: 12:51
Foto nga takimi

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të Kosovës, përfaqësuar nga Ministrja Vlora Dumoshi dhe drejtoresha dhe Kryesuesja e Manifesta 14 Prishtina, Hedwig Fijen, sot nënshkruan Memorandumin e Mirëkuptimit përmes një video konference në Zoom, duke e garantuar buxhetin e vënë në dispozicion për zhvillimin e një institucioni të përhershëm ndërkulturor në Prishtinë në vitin 2022 me rastin e Manifesta 14.

Partnerët iniciues të Qytetit të Prishtinës dhe Fondacionit Manifesta 14 Prishtina janë të kënaqur që Ministria e Kulturës është angazhuar për projektin e Manifesta 14 Prishtina dhe trashëgimisë së saj përtej bienales. Qyteti i Prishtinës tashmë i ka përmbushur obligimet e veta ndaj Manifesta 14 që do të thotë se projekti mund të filloj, pas një vonese prej tre muajsh për shkak të pandemisë corona.

Manifesta 14 pret me padurim të filloj të bashkëpunimin me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të Kosovës dhe Qytetin e Prishtinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat