Ujësjellësi dyfishoi çmimet e faturave të muajit maj

Prishtina

Ujësjellësi dyfishoi çmimet e faturave të muajit maj

Më: 24 maj 2020 Në ora: 14:02
Ilustrim

Kompania Regjionale KRU Prishtina ka fryrë faturat e ujit për muajin Maj. Derisa disa prej kompanive publike në Kosovë vendosën të tregohen më solidare gjatë këtyre muajve të pandemisë.

Ujësjellësi Prishtina vendasi që të “shpërblejë” konsumatorë e saj me nga një faturë edhe një herë me të shtrenjtë se në muajt prill dhe mars. Të pakten kështu tregojnë faturat e kësaj kompanie që u janë dërguar banorëve në një ndërtese në lagjen Lakrishtë në Prishtinë.

Të gjithë banorëve që nuk kanë njësor për matjen e shpenzimeve te ujit, fatura e ujit u ka shkuar 19 euro e 21 cent. Në muajin prill këtyre banorëve fatura u ka shkuar 11 euro e 40 cent.

Banorët thonë se këtë herë ujësjellësi shfrytëzoi pandeminë për t’i “plaçkitur”.

“Fatura e muajit maj ka ardhur rreth 20 euro. Kjo është një plaçkitje. Ndërtesa ka rreth 60 banesa dhe shumica e tyre nuk kanë ujëmatës, te gjithëve që nuk kanë orë, u ka ardhur nga 20 euro fatura pa shall. Dy javë gjatë këtij muaji në banës ka qene vetëm bashkëshorti, unë kamë kam qenë aty. Se nuk kemi pasur shpenzime do te vërehet edhe nga fatura e rrymës që do të na vije tash për muajin maj, e cila nuk do të vije më shumë se 15 euro”, tha E.B banore që banon në lagjen Lakërishte në llamellen 1 teksa mbledhë disa fatura të rëna në tokë në korridor të banesës.

“Ne muajin prill dhe mars fatura ka ardhur rreth 10 euro, ne kemi qenë në banesë po aq sa kemi qenë edhe në maj. Por, edhe në ata muaj po vjen shtrenjte se ne 4 ore veç jemi ne banës ngase punojmë terë ditën”, tha tutje ajo.

Edhe një tjetër banor i kësaj banese thotë se faturat u shkuan të fryera.

“Veç me gru e me vajzë banoj, këtu fatura nuk vjen kurrë nder 10 euro, është shtrenjtë, e di se në lagje të tjera shkon rreth 6 euro. Tash ka ardhur 20 euro. Ne nuk kemi autolarje në banesë”.

Duke e pasur parasysh gjendjen e tanishme me pandeminë, Ujësjellësi ka vendosur që të bëjë një lehtësim duke lansuar platformën e faturës online. 

Image
Fatura
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat