​Zero raste në Kosovë, Shpend Ahmeti thotë se është koha për rihapje

Prishtina

​Zero raste në Kosovë, Shpend Ahmeti thotë se është koha për rihapje

Më: 24 maj 2020 Në ora: 22:21
Shpend Ahmeti

Për herë të parë sot Kosova nuk ka regjistruar asnjë rast të ri me koronavirus që nga data 13 mars.

Sipas IKSHPK-së, të gjitha mostrat e dyshuara me COVID-19 për 24 orët e fundit në nivel vendi kanë rezultuar negative, ndërkohë që janë katër të shëruar.

E kjo ka gëzuar të parin e Komunës së Prishtinës, i cili ka thënë se tash është koha për rihapjen e vendit.

“0 - zero raste. Rihapja”, ka shkruar Shpend Ahmeti në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat