Edhe sot mbesin pa ujë disa zona në kryeqytet

Prishtina

Edhe sot mbesin pa ujë disa zona në kryeqytet

Më: 28 maj 2020 Në ora: 08:29
Foto ilustrim

Kompania rajonale “KRU” Prishtina njofton se gjatë ditës së sotme do të vazhdojmë me riparimin e gypit të ujit nga çeliku me diametër fi 600 mm, gyp ky që vie nga Badoci në rezervuarin e Mirëditës.

Siç thuhet në njoftim, riparimi i tij nga ekipet e mirëmbajtjes dhe operimit të KRU ” Prishtina ” sh.a. ka filluar ditën e djeshme, por që konsumatorët të mos mbesin kohë të gjatë pa furnizim me ujë, punimet janë ndërprerë dje pasdite dhe do të vazhdohet me riparim edhe sot.

Punimet fillojnë në orën 11:00. Mungesën e ujit të pijshëm mund ta ndjejnë pikat e larta furnizuese të fshatit “Hajvali”, pikat e larta të zonës qendër të lagjes “Bregu i Diellit” dhe pikat e larta furnizuese të lagjes “ Mati I ”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat