Ujësjellësi i Prishtinës ka një njoftim për banorët e lagjeve që sot nuk patën ujë të pijshëm - Bota Sot
Ujësjellësi i Prishtinës ka një njoftim për banorët e lagjeve që sot nuk patën ujë të pijshëm

Prishtina

Ujësjellësi i Prishtinës ka një njoftim për banorët e lagjeve që sot nuk patën ujë të pijshëm

Më: 6 qershor 2020 Në ora: 20:00
Ilustrim

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se ka hyrë në funksion gypi i ri dhe se është lëshuar uji në disa lagje të kryeqytetit, të cilat kishin mbetur pa ujë si pasojë e punimeve.

Nga ujësjellësi kanë bërë të ditur se gypi i ri po testohet nga inxhinierët dhe se stabilizimi i furnizimit për secilën zonë do të ndodhë brenda 1-2 ore.

“Të nderuar konsumatorë, fillimisht kërkojmë mirëkuptim nga ju që, për shkak të punimeve rreth realizimit të kyçjeve të gypit të ujit me diametër 350 mm, kemi qenë të detyruar të ndërprejmë furnizimin për katër zona të kryeqytetit nga ora 10:00-18:00, me njoftim paraprak. Ju njoftojmë se punimet përfunduan në 18:20, gypi i ri ka hyrë në funksion , uji është lëshuar, po testohet gypi i ri nga inxhinierët dhe sipas informacioneve nga vendi i ngjarjes, stabilizimi i furnizimit për secilën zonë do të ndodhë brenda 1-2 orë nga ky moment”, thuhet në njoftimin e ujësjellësit të Prishtinës.

Kujtojmë se zonat që kanë mbetur pa ujë të pijshëm sot nga ora 10:00-18:00 janë: lagjja “Pejton”, lagjja ”Dardania ”, lagjja “Lakrishte” dhe lagjja“ Kalabria”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat