Prishtina me numrin më të madh të të infektuarve sot, Ahmeti kërkon më shumë detaje nga IKSHPK

Prishtina

Prishtina me numrin më të madh të të infektuarve sot, Ahmeti kërkon më shumë detaje nga IKSHPK

Më: 7 qershor 2020 Në ora: 17:57
Shpend Ahmeti

Në Komunën e Prishtinës sot kanë dalur 10 raste pozitiv me koronavirus, nga 40 sa ishin sot në gjithë rajonin e Kosovës.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një reagimi në Twitter, ka kërkuar nga IKSHPK-ja që të informohet me më shumë detaje për të infektuarit.

“40 raste të reja sot e 10 me vendbanim në Prishtinë. Po presim më shumë informata nga IKSHP për të ju informuar më tutje”, ka shkruar Ahmeti.

Ndërkaq, kujtojmë që deri më tani në Kosovë janë shënuar 1 mijë e 234 raste pozitiv me COVID-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat