​10 raste të reja me COVID në Prishtinë, reagon Shpend Ahmeti

Prishtina

​10 raste të reja me COVID në Prishtinë, reagon Shpend Ahmeti

Më: 7 qershor 2020 Në ora: 18:09
Shpend Ahmeti

Instituti i Shëndetit Publik të Kosovës ka bërë të ditur sot bilancin e rasteve të reja me koronavirus në 24 orët e fundit në vendin tonë.

Nga 40 raste të regjistruara në nivel vendi, prej tyre dhjetë janë në Prishtinë.

E kjo ka shqetësuar të parin e kryeqytetit në kohën kur vendi pritet të heqë masën e ndalim-qarkullimit për qytetarët.

“40 raste të reja sot, prej të cilave 10 raste me vendbanim në Prishtinë. Ende po i presim informatat nga IKSHP, por edhe sipas rekomandimeve të IKSHP duhet të kemi kujdes përkundër lehtësimit të masave. Distanca dy metra dhe mbulimi i gojës dhe hundës të domosdoshme. Ju lutemi për kujdes të shtuar këto ditë”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

Ndryshe, nga nesër parashihet edhe heqja e masës së ndalim-qarkullimit nga ora 21.00 deri në ora 5.00 të mëngjesit, si pjesë e lehtësimeve të lëvizjes për qytetarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat