Nesër mbyllen tri çerdhe në Prishtinë, paralajmërohen masa të reja - Bota Sot
Nesër mbyllen tri çerdhe në Prishtinë, paralajmërohen masa të reja

Prishtina

Nesër mbyllen tri çerdhe në Prishtinë, paralajmërohen masa të reja

Më: 8 qershor 2020 Në ora: 07:53
Ilustrim

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se pas rasteve të reja me koronavirus në Prishtinë, nga nesër disa çerdhe do të mbyllen.

Sipas njoftimit bëhet fjalë për çerdhet Lulevera, Xixëllonjat dhe Buzëqeshja, duke u urdhëruar që të bëhet dezinfektimi i plotë i tyre.

“Tanimë kemi më shumë informata rreth dhjetë rasteve në Prishtinë. Fatkeqësisht, papërgjegjësia e individëve dhe çasja shpërfillëse ndaj rrezikut na ka shkaktuar telashe më të mëdha. Duke anuar kah kujdesi, nesër çerdhet Lulevera, Xixëllonjat, dhe Buzëqeshja mbyllen dhe urdhërohet dezinfektimi i plotë. Po ashtu do të kontaktojmë me të gjithë që mendojmë se mund të jenë në rrezik nga infeksioni”, ka shkruar ai.

Ai tutje ka thënë se nga kjo gjendje janë nxjerrë dy mësime: të mos fshihet sëmundja nga të tjerët dhe të mos e shpërfillin virusin si të parëndësishëm

Ai tutje ka shtuar se nesër gjatë ditës do informojnë për masat shtesë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat