​Sot nis dezinsektimi në Prishtinë

Prishtina

​Sot nis dezinsektimi në Prishtinë

Më: 8 qershor 2020 Në ora: 11:54
Ilustrim

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se sot duke filluar nga sot në ora 19:00, fillon faza e dytë e dezinsektimit hapësinor në kryeqytet.

Komuna thotë se bashkëpunimi i qytetarëve në këtë proces është i një rëndësie të veçantë për suksesin e këtij procesi.

“Andaj, lusim të gjithë qytetarët për bashkëpunim në mënyrë që ky aktivitet të jetë sa më i sukseshëm. Gjatë kohës së dezinsektimit, qytetarët duhet t’i mbajnë dritaret e mbyllura, që mos të futen insektet brenda dhe të kufizojnë daljet nëpër hapësirat ku është duke u kryer dezinsektimi së paku për një orë. Gjithashtu apelohet te shoqatat e bletarëve , për kujdes të shtuar gjatë kësaj periudhe.Monitorimi i këtij procesi nga ana e Komunës së Prishtinës do të jetë i vazhdueshëm, dhe në bashkëpunim me qytetarët do ta japim maksimumin për një dezinsektim sa më efektiv”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat