Kërkohet të respektohen masat gjatë udhëtimit me autobusët urbanë

Prishtina

Kërkohet të respektohen masat gjatë udhëtimit me autobusët urbanë

Më: 8 qershor 2020 Në ora: 17:15
Foto ilustrim

Ndërmarrje Publike Komunale “Trafiku Urban” ka bërë thirrje për respektim të masave mbrojtëse gjatë udhëtimit me autobusët urbanë.

Duke falënderuar personat të cilët kanë respektuar masat gjatë udhëtimit me autobusët e “Trafikut...”, të njëjtit kanë pasur lutje për ata që nuk po e bëjnë një gjë të tillë.

“U bëjmë thirrje që të gjithë qytetarëve me rastin e shfrytëzimit të autobusit, të vendosin maskat mbrojtëse duke mbuluar hundën dhe gojën, si dhe të respektohet kufizimi i numrit të udhëtarëve”, thuhet në kërkesën e ndërmarrjes publike.

“Trafiku Urban” thotë se do të vazhdojnë me respektim të masave mbrojtëse sipas rekomandimeve të IKSHP-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat