50 vetura të taksive do të rrethojnë objektin e Komunës së Prishtinës për tri ditë - Bota Sot
50 vetura të taksive do të rrethojnë objektin e Komunës së Prishtinës për tri ditë

Prishtina

50 vetura të taksive do të rrethojnë objektin e Komunës së Prishtinës për tri ditë

Më: 9 qershor 2020 Në ora: 14:32
Ilustrim

Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës ka paralajmëruar protesta para Komunës së Prishtinës për tri ditë rresht.

Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate nga SPSP-ja.

“Ju njoftojmë se në takimin e mbajtur me datë 09.06.2020 në zyrën e Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës , shoqata e radio taksive mori vendim ne shenjë pakënaqësie nga komuna e Prishtinës për mos krijimin e kushteve për punë të protestojë për tri ditë rresht para komunës së Prishtinës”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit. protesta do të mbahet nga data 15 deri më 17 qershor.

“Protesta do të mbahet me datën 15-16-17 qershor 2020 ku rreth 50 vetura të auto-taksive do të parkohen përreth objektit te komunës pa e penguar komunikacionin. Protestat fillojnë nga ora 11 dhe zgjasin deri në orën 12”, thekson njoftimi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat