Edukatorja nga Prishtina rezulton negative në testin për koronavirus

Prishtina

Edukatorja nga Prishtina rezulton negative në testin për koronavirus

Më: 9 qershor 2020 Në ora: 20:34
Foto ilustrim

Të hënën janë mbyllur tri kopshte të fëmijëve në Prishtinë, pas identifikimit të rasteve të infektuara me koronavirus.

Në çerdhen ‘Xixëllonja’ kishte dyshime se një edukatore ishte prekur me koronavirus, kjo pasi bashkëshorti i saj kishte dalë pozitiv.

Mirëpo me publikimin e rezultateve nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike u kuptua se ajo nuk është prekur nga virusi.

Në Kosovë gjatë ditës së martë janë regjistruar gjashtë raste të reja me COVID-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi.

Sipas të dhënave të fundit, në Kosovë, që prej shfaqjes së rasteve të para me koronavirus më 13 mars, janë regjistruar 1,269 raste dhe 31 pacientë kanë vdekur. 912 pacientë janë shëruar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat