Nga 9 rastet e reja me koronavirus në Prishtinë, 1 rast nuk dihet se nga e ka burimin e infeksionit.
Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Bujar Gashi ka thënë se personi në fjalë nuk e di se cili prej kontakteve të tij e ka infektuar me koronavirus.
“Njëri prej tyre nuk e dinë se me kë ka pasur kontakt, nuk ka informatë se cili prej kontaktve ka qenë me Covid-19 pozitiv”, ka deklaruar Gashi.
Tutje ai tha se janë gjithsej 60 raste aktive me koronavirus në Komunën e Peishtinës ndërkohë që sot nuk ka pasur asnjë person të shëruar në kryeqytet.
“Jo, presim nesër rezultatet, kemi persona që në testimin e parë kanë rezultuar negativ, presim t ritestohen. Gjithsej kemi 60 raste aktive në kryeqytet”, ka deklaruar Gashi për RTV Dukagjinin.